Ujësjellësi njofton se është kthyer uji në Tophane, prishjen e shkaktoi një kontraktor i Komunës së Prishtinës

Pas një pune 24 oreshe te ekipeve te KRU Prishtina, kjo kompani ka njoftuar konsumatorët e lagjes Tophane, pjesën e konsumatorëve ne rr. Fehmi Agani dhe zonat për rreth se është rikthyer furnizimi me ujë te pijes.

Lajme

12/06/2018 13:33

KRU Prishtina, njofton se ekipet e tyre kane bërë të pamundurën që t’iu kthehet furnizimi me ujë qytetareve.

“Njoftojmë se edhe kësaj radhe dëmtimi është bërë nga kontraktori i Komunës së Prishtinës “Noti Beton”, të cilët kanë dëmtuar tubin AC DN 200 mm dhe nuk kanë njoftuar për dëmtimin e shkaktuar, por kanë lënë qe uji te rrjedh nga tubi dhe me këtë kanë lënë pa furnizim me ujë zonat e cekura me larte, duke na shkaktuar edhe neve humbje te mëdha te ujit te pijshëm”, thuhet në luftimin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Kur Prishtina thotë se “Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë. Po bëjmë çmos te jemi pranë jush me shërbimet tona”.  /Lajmi.net/