UEFA prezanton stadiumet e finaleve të Ligës së Kampionëve për katër vitet e ardhshme

Finalet e Ligës së Kampionëve gjatë katër viteve të ardhshme kanë adresë.

Sport

17/07/2021 10:24

Sipas “SkySport.it”, UEFA ka vendosur për lokacionin e katër stadiumeve që do të jenë nikoqirë të katër finaleve të ardhshme të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Stadiumi i parë ku do të mbahet finalja e vitit 2022 do të jetë, stadiumi i Saint Petersburg në Rusi. Në këtë stadium vepron klubi i Zenit Saint Petersburg i cili ka kapacitet prej 67 mijë spektatorë.

Në vitin 2023 finalja do të zhvillohet në Ataturk Olympic Stadium në Stamboll. Në fakt, ky stadium ishte paraparë të ishte nikoqir i finales së vitit 2021 ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt, por komplikimet me COVID-19 bënë që lokacioni të ndërrohej. Stadiumi ka kapacitet prej 75 mijë ulsesh.

Në vitin 2024, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin legjendar, “Wembley”, ky stadium ishte nikoqir edhe i finales së “Euro 2020”. Ky stadium ka kapacitet të jashtëzakonshëm prej 90 mijë ulsesh.

Stadiumi i fundit është Allianz Arena, i cili do të jetë nikoqir i finales së vitit 2025. Stadiumi legjendar i “bavarezëve” ka kapacitet prej 70 mijë ulsesh./Lajmi.net/