Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

UEFA gjobit Malmon

9:06 | 27 Mars 2015

Malmo është gjobitur nga UEFA me 73 mijë euro për gjendjen e keqe të fushës në të cilën u paraqit gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

UEFA ka gjobitur klubin suedez Malmo për gjendjen e keqe të fushës në të cilin janë zhvilluar duelet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra suedeze do të paguajë 73 mijë euro për terrenin e keq. Më së tepërmi ankesa në gjendjen e keqe të fushës pati Juventus.

Bianconerët fituan 2:0 në duelin e 26 nëntorit, por shpeshherë nuk ishin në gjendje të luanin rrjedhshëm për shkak se topi kërcente vazhdimisht mbi fushën e rënduar.

Por, duke marrë parasysh se Malmo përfitoi 7 milionë euro nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, nuk do ta ketë problem ta paguajë gjobën.