UEFA e përjashton për dhjetë vjet nga garat evropiane, klubin nga Mali i Zi

UEFA e ka përjashtuar nga garat evropiane ekipin nga Mali i Zi, Arsenal Tivat për dhjetë vjet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve dhe manipulim të rezultatit. Komisioni i Kontrollit, etikës e disiplinës pranë UEFA-së, ka gjetur se ndeshja ndërmjet Alashkert nga Armenia dhe Arsenal Tivat, e vitit 2023, në kuadër të kualifikimeve për Ligën…

Sport

16/07/2025 16:46

UEFA e ka përjashtuar nga garat evropiane ekipin nga Mali i Zi, Arsenal Tivat për dhjetë vjet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve dhe manipulim të rezultatit.

Komisioni i Kontrollit, etikës e disiplinës pranë UEFA-së, ka gjetur se ndeshja ndërmjet Alashkert nga Armenia dhe Arsenal Tivat, e vitit 2023, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, ishte e kurdisur, ngase ekipi malazias pësoi humbje prej 1:6 në shtëpi, megjithëse kishte luajtur 1:1, në Armeni.

Lojtarë dhe zyrtarë të klubit janë dënuar me dënime të rënda, disa edhe përjetë nga UEFA-ja, ndërsa skuadra është gjobitur edhe me një shumë prej 500 mijë eurosh, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Malit të Zi.