UEFA dënon Rumaninë me mbi 52 mijë euro gjobë, në ndeshjen ndaj Kosovës një sektor i stadiumit do të jetë pjesërisht i mbyllur

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka marrë vendim që Federata e Futbollit të Rumanisë të dënohet me 52 mijë e 500 euro gjobë. UEFA ka dënuar rumunët pasi në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë të zhvilluar më 9 shtator pati thirrje raciste dhe diskriminuese, por u shfaqën edhe banderola nga tifozët rumunë. Mediat…

Sport

17/10/2024 12:23

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka marrë vendim që Federata e Futbollit të Rumanisë të dënohet me 52 mijë e 500 euro gjobë.

UEFA ka dënuar rumunët pasi në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë të zhvilluar më 9 shtator pati thirrje raciste dhe diskriminuese, por u shfaqën edhe banderola nga tifozët rumunë.

Mediat rumune kanë raportuar se Federata e Futbollit të Rumanisë (FRF) është dënuar me një shumë prej 52,500 eurove.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur i sportit Arlind Sadiku.

“UEFA dënon Rumaninë me 52,500 euro për thirrje raciste të tifozëve, Poashtu, në ndeshjen e ardhshme me Kosovën, një pjesë të tribunave do ta ketë pa shikues”, ka shkruar Sadiku.

Ndërkaq kombëtarja e Kosovës pritet që të luaj muajin e ardhshëm me kombëtaren e Rumanisë.

15 nëntor është dita kur Kosova do të luajë kundër Rumanisë me fillim nga ora 20:45, derisa pritet që të ketë edhe kufizim të tifozëve ku edhe është urdhëruar mbyllja e pjesshme e stadiumit për tre mijë ulëse. /Lajmi.net/