UEFA dënon gjyqtarin e ndeshjes Chelsea – Ajax?

Ajax mund të kërkojë që të rimbursohen 12 milionë euro për vendimet e marra nga gjyqtari italian Gianluca Rocchi gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea.

Sport

12/02/2020 09:21

Gjatë ndeshjes mes Bluve dhe gjigantëve holandezë në nëntor të vitit të kaluar, Rocchi ndezi një debat të nxehtë pasi përjashtoi me karton të kuq dy lojtarë njëkohësisht Daley Blind dhe Joel Veltman në pjesën e dytë – me ndeshjen e cila përfundoi baras 4-4, edhe pse mysafirët ishin në epërsi prej tre golave.

UEFA, sipas De Telegraaf, do të pranonte jozyrtarisht se gjyqtari italian Gianluca Rocchi bëri një gabim që i kushtoi Ajaxit gjatë ndeshjes në Londër, transmeton lajmi.net.

Ajax përfundimisht u eliminua nga turneu fitimprurës dhe janë, sipas gazetës, në gjendje të apelojnë kundër vendimeve të gjyqtarëve që u kushtoi atyre një kualifikim të mundshëm në raundin e 1/16-ave.

Por Drejtori i Përgjithshëm i klubit Edwin van der Sar ka zbuluar se Ajax nuk ka ndonjë plan të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër shoqatës evropiane.

“Të ndërmarrësh veprime ligjore me UEFA do të ishte e kotë dhe e pashpresë”, tha ish portieri i Juventusit, sipas raportit.

Chelsea aktualisht po përgatitet të përballet me Bayern Munich në raundin e parë të fazave të nokautit, ndërsa Ajax do të luajë kundër Getafe në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/