Udhëtarëve nga Shqipëria iu grabitën paratë derisa ishin në autobus në autostradën gjermane

Autorët e grabitjes, që besohet të kenë qenë tre veta, vodhën para dhe dokumente personale nga pasagjerët, pa kërcënuar fizikisht ose lënduar askënd. Një autobus është grabitur në autostradën A93 në qytetin Kelheim të Bavarisë, Gjermani, gjatë natës së të hënës. Tre autorë të panjohur më parë e detyruan shoferin të ndalonte, vodhën para dhe…

Bota

21/10/2025 21:30

Autorët e grabitjes, që besohet të kenë qenë tre veta, vodhën para dhe dokumente personale nga pasagjerët, pa kërcënuar fizikisht ose lënduar askënd.

Një autobus është grabitur në autostradën A93 në qytetin Kelheim të Bavarisë, Gjermani, gjatë natës së të hënës. Tre autorë të panjohur më parë e detyruan shoferin të ndalonte, vodhën para dhe dokumente nga pasagjerët dhe më pas ikën drejt Mynihut, transmeton albinfo.ch. Policia po bën thirrje për informacion.

Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit të së hënës. Autorët e panjohur i bënë shenjë shoferit të një autobusi në autostradën A93 të dilte dhe të ndalonte në kryqëzimin e Aiglsbach, shkruan br.de.

Të tre burrat hipën në autobus me pretekstin e një kontrollimi që do të bënin. Ata vodhën para dhe dokumente personale nga pasagjerët, pa kërcënuar fizikisht ose lënduar askënd.

Autorët ikën drejt Mynihut – Policia kërkon furgonin e bardhë VW

Pas grabitjes, tre autorët ikën me një furgon (kombi) të bardhë VW në autostradën drejt Mynihut. Mjeti thuhet se kishte një regjistrim gjerman me targë të pjesshme “WR”. Pavarësisht një kërkimi në shkallë të gjerë të nisur menjëherë, kërkimi deri më tani ka qenë i pasuksesshëm.

Besohet se autobusi i zënë në pritë ka qenë një automjet i huaj, me pasagjerë kryesisht nga Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

Policia apelon për informacion nga dëshmitarët

Departamenti i Hetimeve Penale të Landshut ka marrë përsipër hetimin. Kushdo që ka parë njerëz ose automjete të dyshimta në A93 pranë Aiglsbach rreth orës 3:30 të mëngjesit të së hënës, kërkohet të paraqitet urgjentisht.