“Ua thyejë këmbët, ua prishi karrierën”- Raportohet se Agim Ademi i kërcënoj futbollistët e përjashtuar
Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës. Siç pretendohet largimi i tyre u bë për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata, shkruan lajmi.net. Ndërkaq po flitet se…
Sport
Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Siç pretendohet largimi i tyre u bë për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq po flitet se njëri nga futbollistët e përjashtuar në formë anonime ka konfirmuar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka kërcënuar lojtarët në fjalë.
Të paktën kështu ka thënë gazetari i sportit Arlind Sadiku I cili konfirmon se ka biseduar me lojtarin.
Sipas tij lojtari anonim ka thënë se Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i është referuar lojtarëve me kërcënimin “jau thej komtë, jau prishi karrierën”!”,
“Skandaloze. Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë “jau thej komtë, jau prishi karrierën”!”, ka thënë Sadiku./Lajmi.net/