U23, shpallet futbollisti më i mirë në botë
Portali “Squwka” ka shpallur futbollistin më të mirë në botë të grupmoshës U-23.

Sport
Paul Pogba është shpallur futbollisti më i mirë në botë i grupmoshës U-23 nga portali “Squawka”.
Ylli i Juventusit ka përfunduar në pozitën e parë në renditjen e përbërë nga 23 futbollistë, përcjell “Lajmi.net”.
“Është një nder i madh që Paul është shpallur futbollisti më i mirë në botë i U-23.
Ai është duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë”, deklaroi menaxheri i Pogbas, Mino Raiola.