U vetaksidentua me trotinet, nga QKUK thonë se viktima ka lëndime të rënda dhe rrezik për jetën
Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:45 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia ka njoftuar gjithashtu se sipas mjekëve gjendja e tij është kritike. “Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 18.02.2026 –…
Lajme
Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:45 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar gjithashtu se sipas mjekëve gjendja e tij është kritike.
“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 18.02.2026 – 12:45. Është raportuar se një mashkull kosovar, është vetë aksidentuar me trotinet. Ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të renda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku sipas mjekëve gjendja e tij është kritike”, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, detaje ka dhënë shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Ai për lajmi.net ka thënë se viktima është në Qendër Emergjente, por dhe se ka lëndime të rënda dhe rrezik për jetën.
“Po te ne në QE është, gjendja stabile për momentin, ka lëndime të rënda dhe rrezik për jetën. Do të transferohët në Mjekim Intensiv Qendror për trajtim të metutjeshëm”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/