U vazhdohen edhe për gjashtë muaj kontratat e punës stafit mbështetës shëndetësorë

Stafit mbështetës shëndetësorë u është vazhduar kontrata për gjashtë muaj.

Lajme

08/12/2021 14:27

Lajmi është konfirmuar nga për lajmi.net nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Stafi mbështetës ku përfshihen mjekë, infermierë, teknikë dhe të tjerë ishin angazhuar në kuadër të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë që nga muaji shtator.

Mbi 1 mijë punonjës ishin punësuar me kontrata 3 plus 3 në varësi nga nevojat e institucioneve shëndetësorë gjatë periudhës pandemike.

Por duke parë situatën e përballjes me pandeminë COVID-19, nga Ministria e Shëndetësisë është marrë vendim për vazhdimin e kontratës së stafit përkatës.

Duhet përkujtuar që pavarësisht se numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19 pati rënie në muajt e fundit në Kosovë, frika e përballjes me variantet Delta dhe Omicron ka bërë që nga kjo ministri të vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektim sa më të madh të masave antiCOVID.

Poashtu gjatë ditës së sotme është marrë vendim që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës antiCOVID./Lajmi.net/