“U tha, s’u bë”: Abdixhiku prezanton premtimin që kishte bërë Kurti për sigurim jetësor e shëndetësor të policëve
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një premtim të cilin e kishte bërë kryeministri Albin Kurti, në lidhje me sigurimin shëndetësorë e jetësor të policëve të Kosovës. “U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike. Ata meritojnë…
Lajme
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një premtim të cilin e kishte bërë kryeministri Albin Kurti, në lidhje me sigurimin shëndetësorë e jetësor të policëve të Kosovës.
“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike. Ata meritojnë më mirë! Ndryshimi po vjen!”, shkroi kreu i LDK-së.
Përmes videos së publikuar nga Abdixhiku, Kurti shihet teksa thotë se Policia Meriton sigurim jetësor e shëndetësorë, transmeton lajmi.net.
“Njëjtë sikurse Policia e Kosovës që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policor sigurimin jetësor e shëndetësor, si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”, dëgjohet teksa thotë Kurti në video.
LDK në vazhdën e fushatës elektorale që ka nisur tashmë në fillim të videos shkruan “U tha”, e në fund thotë se “S’u bë”./Lajmi.net/