U takuan nga afër me Princin Harry, nëna e Ritës tregon se çfarë i tha ai

Rita Ora dje ka kënduar në koncertin që u organizua nga Princi Harry.

ShowBiz

12/06/2019 11:32

Rita Ora mbrëmë këndoi në kuadër të një koncerti, paratë e të cilit do të dhurohen për bamirësi, shkruan lajmi.net.

Për ta përcjellë atë nga afër ishte edhe Princi Harry dhe natyrisht e ëma e Ritës, e cila ka ndarë me ndjekësit momente nga ky koncert.

Ajo së fundi ka postuar disa fotografi nga takimi me Princin, ku edhe tregoi se çfarë i kishte thënë ai.

“Ai ishte aq modest në koncert në fjalimine tij duke thënë: “Unë nuk do të marrë shumë nga koha juaj. E kuptoj që ju jeni këtu për të parë Rita Orën dhe jo mua – sidomos ju në ballë”, ka shkruar Vera. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BymsTg-ge7e/