U sulmua nga një luan, e regjistroi veten me kamerë duke vdekur (Foto)
Një turiste amerikane e cila kishte shkuar për vizitë në provincën Gauteng në Afrikën Jugore, ka mbetur e vdekur nga sulmet që ka marrë prej luanëve të kopshtit zoologjik.

Bota
Turistja 22 vjeçare ka lënë të hapur dritaren e veturës së saj teksa ishte duke fotografuar luanët e parkut të Guatengut.
Stafi i parkut gjithmonë ua tërheq vërejtjen që të mbajnë të mbyllura dritaret e veturave të tyre gjatë shëtitjes në park, për arsye të rreziqeve nga sulmet e “banorëve” të kopshtit zoologjik.
Dailymail raporton se ky është sulmi i tretë në këtë park në 4 muajt e fundit, transmeton lajmi.net.
Ndërsa se viktima është shtetase amerikane e ka konfirmuar Ambasada Amerikane në këtë shtet, duke shprehur ngushëllimet për familjen e vajzës 22 vjeçare.
Për më tepër, ata kanë refuzuar publikimin e emrit ose ndonjë informate tjetër të viktimës. (lajmi.net)