U raportua se ka vdekur, Artan Lame është ende gjallë por në gjendje të rënduar
Sot gjatë ditës në Shqipëri u raportua se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka vdekur në moshën 58-vjeçare. Por, pak momente më parë, në emisionin e tij, gazetari Blendi Fevziu ka bërë të ditur se Lame është ende gjallë por në gjendje kome në Gjermani, transmeton lajmi.net “Ai ndodhet në koma cerebrale, ka hyrë në…

Lajme
Sot gjatë ditës në Shqipëri u raportua se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka vdekur në moshën 58-vjeçare.
Por, pak momente më parë, në emisionin e tij, gazetari Blendi Fevziu ka bërë të ditur se Lame është ende gjallë por në gjendje kome në Gjermani, transmeton lajmi.net
“Ai ndodhet në koma cerebrale, ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër pas një problemi disa javor. Operacioni nuk ka arritur ta zgjoj më.”, tha Fevziu në “Opinion”.
Sipas familjarëve, Artan Lame nuk është i vetëdijshëm, por zemra i rreh ende./lajmi.net/
@rtvklanofficial Fevziu sqarim për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN Opinion TvKlan BlendiFevziu