U raportua se është i shtrirë në spital – Kjo është gjendja shëndetësore e Rrahman Jasharit
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në spitalin e Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Derisa lidhur me këtë për lajmi.net, ka folur sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri i cili tha se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është…

Lajme
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në spitalin e Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Derisa lidhur me këtë për lajmi.net, ka folur sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri i cili tha se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.
‘‘Po, është e vërtetë, po tash është ma mirë, sapo kontaktova me spitalin dhe më tregun që në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë”, ka thënë Ymeri.
Siç ka treguar Ymeri, kjo ka ardhur si pasojë e rrëzimit kur Jashari kishte marramendje duke pësuar kështu tronditje.
Teksa ende nuk dihet se kur kryetari i SBASHK-ut Jasharaj do të lirohet nga spitali.
‘‘Nuk dihet për shkak se, ju kanë marr pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak ma gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer’’, ka thënë ai. /Lajmi.net/