U përhap lajmi se do t’i blejë 100 mijë vaksina, reagon Behgjet Pacolli
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka demantuar një lajm të rremë lidhur me blerjen e vaksinës.
Lajme
Pacolli ka reaguar pasi një portal ka publikuar se ai ka blerë 100 mijë vaksina.
Lexo edhe:
Sa para ka ndarë Behgjet Pacolli për të ndihmuar Hashim Thaçin dhe të tjerët në Hagë?
Ai ka thënë se ai lajm është i rremë dhe të njëjtit mos t’i besojnë.
“Ky “portal” nëse është i tillë, boton lajme të rreme, mos u besoni gënjeshtrave të trilluara kush e di se ku dhe për çfarë arsye. Nuk ka asgjë të vërtetë, mos u besoni këtyre ju lutem”, ka shkruar Pacolli.
