U nis në këmbë nga Kosova, veterani i UÇK-së mbërrin në Tiranë për protestën e sotme
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pas një rruge prej 260 kilometrash të përshkuar në këmbë nga Prishtina, Në një lidhje live për Euronews Albania, ai tha se e ndërmori këtë rrugëtim në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe në mbështetje të…

Lajme
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pas një rruge prej 260 kilometrash të përshkuar në këmbë nga Prishtina,
Në një lidhje live për Euronews Albania, ai tha se e ndërmori këtë rrugëtim në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe në mbështetje të protestës që do të zhvillohet sot në orën 17:00, në kryeqytetin shqiptar.
“Ndihem pak i lodhur, por jemi mirë. Në orën 10 kam hyrë te Sheshi Shqiponja. E mora këtë iniciativë për të përkrahur ata legjendarë që janë në Hagë, që mbahen padrejtësisht prej pesë vitesh me aktakuza të Beogradit. Po mendoj se po ia vlen, sepse ata kanë sakrifikuar për ne, shteti shqiptar ka sakrikfikuar per ne”, u shpreh ai.