U lëndua ndaj Portos, ja sa do mungojë Chiellini

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Rodrigo Bentacur kanë bërë testimet dhe qendërmbrojtësi rrezikon të mungojë dy javë.

Sport

18/02/2021 15:02

Kapiteni u zëvendësua pas 35 minutave kundër Portos, ndeshje që e humbën me rezultat 2 – 1, përcjellë lajmi.net.

“E ndjeva dhimbjen gjatë një ndryshimi të drejtimit”, tha ai kur u zëvendësua nga Merih Demiral.

Sipas Il Bianconere, italiani do jetë dy javë jashtë fushe, ndërsa do jetë mungesë e madhe për Juventusin, ngase edhe Leonardo Bonucci gjithashtu mungon.

Nga ana tjetër, edhe Bonucci nuk do rikthehet në 20 ditët e ardhshme./Lajmi.net/