U larguan nga Italia për shkak të koronavirusit, Inter kërkon kthimin e shtatë lojtarëve
Pas rastit të Ruganit që rezultoi pozitiv me koronavirus, u karantinuan të gjithë lojtarët e Interit, për shkak të ndeshjes që kishin me Juventusin.
Sport
Për fat të mirë sapo përfunduan karantinimin, asnjë nga lojtarët e Interit nuk ishte me koronavirus dhe sapo morën vesh këtë, një pjesë e lojtarëve të huaj u larguan drejt familjeve tuaj.
Samir Handanovic, Marcelo Brozovic, Christian Eriksen, Victor Moses, Romelu Lukaku, Ashley Young dhe Diego Godin, ishin lojtarët që u larguan nga Italia.
Megjithatë tashmë zikatërit i kanë kërkuar lojtarëve të kthehen në Milano para pashkëve dhe të qëndrojnë në karantinim për dy javë, siç është rregulli për të gjithë që udhëtojnë jashtë. /Lajmi.net/