U izolua 25 vjet në shkretëtirë për të krijuar këtë mrekulli (VIDEO)

Gutzon Borglumit iu deshën 14 vjet dhe 400 punëtorë për të gdhendur malin Rashmor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

14/02/2016 23:20

Kurse artisti Ra Paulet për 25 vjet me radhë punoi fill i vetëm dhe pa kurrfarë pajisjeje të sofistikuar për ta shndërruar këtë shpellë në shkretëtirën e Meksikës në një vepër arti të mrekullueshme.

Dikush mund ta quajë të çmendur e dikush gjeni, megjithatë mbetet habi se puna e artistit amerikan mbeti e pavënëre deri para pak kohësh.

Zbulimi ka lënë të mrekulluar këdo që e ka parë, ndërsa për të është bërë edhe një dokumentar që u kandidua për çmimin “Oskar” në vitin 2014.