U hap tenderi ndërkombëtarë për blerjen e 51 autobusëve në Komunën e Prishtinës

Është publikuar tenderi për blerjen e 51 autobusëve të ri në Komunën e Prishtinës.

Lajme

03/08/2015 14:02

Kushtet e tenderit janë publikuar në uebfaqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me kredinë e së cilës mundësohet ky projekt.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në rrjetin Facebook, duke thënë se është shumë i lumtur për këtë.

“Ky është projekti më i madh kapital në Komunën e Prishtinës dhe me këtë projekt do të rindërtohet transporti publik në Komunën tonë. Tenderi ndërkombëtar me rregulla të BERZH do të jetë i hapur deri më 17 shtator 2015”, ka shkruar Ahmeti.

http://www.ebrd.com/cs/Satellite?c=Content&cid=1395245693433&d=Mobile&pagename=EBRD%2FContent%2FContentLayout