U gjet i dëmtuar libri i Kuranit në Gjakovë, Policia thotë se kanë filluar hetimet

Sot, në Çabrat në Gjakovë, është gjetur i dëmtuar një libër fetar, saktësisht libri fetar i fesë myslimane, Kurani. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënsja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi. Ajo ka thënë se për ngjarjen është njoftuar prokurori i Prokurorisë Speciale. “Sot, në zonën e  Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër…

Lajme

27/01/2026 17:39

Sot, në Çabrat në Gjakovë, është gjetur i dëmtuar një libër fetar, saktësisht libri fetar i fesë myslimane, Kurani.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënsja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

Ajo ka thënë se për ngjarjen është njoftuar prokurori i Prokurorisë Speciale.

“Sot, në zonën e  Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/