U.d ministri i Drejtësisë i përzihet prokurorisë: Menjëherë të rifillojë numërimi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu duket se në fakt nuk po i pëlqejka që drejtësia të vihet në vend kur ka dyshime. Përmes një reagimi në Facebook, Sallahu akuzoi PDK-në në Mitrovicë për propagandë pas raportimeve për dyshimet e vjedhjeve të votave. Madje tha se prokuroria s’duhet t’i shërbejë propagandës të…

Lajme

11/11/2025 00:42

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu duket se në fakt nuk po i pëlqejka që drejtësia të vihet në vend kur ka dyshime.

Përmes një reagimi në Facebook, Sallahu akuzoi PDK-në në Mitrovicë për propagandë pas raportimeve për dyshimet e vjedhjeve të votave.

Madje tha se prokuroria s’duhet t’i shërbejë propagandës të atyre që humbën zgjedhjet, transmeton lajminet.

Anipse Prokuroria e pa të arsyeshme të ndalet numërimi ai thotë se duhet menjëherë të vazhdojë numërimi.

“Prokuroria në Mitrovicë nuk duhet t’i shërbejë propagandës se një subjekti politik që i ka humbur zgjedhjet. Meqë tashmë bëhet fjalë vetëm për gabime teknike të numrave serik në fletëvotime të vërtetuara nga KQZ, e të cilat kanë zero ndikim në integritetin e zgjedhjeve në komunën përkatëse, atëherë, Prokuroria e Mitrovicës duhet menjëherë ta lejojë vazhdimin e numërimit të fletëvotimeve.”

Sipas tij “Secili veprim tjetër, konsiderohet i anshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”./Lajminet/