U.D i Kryeprokurorit të Shtetit dhe ambasadori italian diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Disa nga temat të cilat u diskutuan në këtë takim janë: Nxitja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të drejtësisë italiane dhe asaj kosovare në shkëmbimin e praktikave të ndërsjella në luftimin e të…

Lajme

03/07/2024 16:52

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Disa nga temat të cilat u diskutuan në këtë takim janë: Nxitja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të drejtësisë italiane dhe asaj kosovare në shkëmbimin e praktikave të ndërsjella në luftimin e të gjitha formave të krimit, konsolidimi i pavarësisë së sistemit prokurorial, gjetja e modaliteteve të bashkëveprimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Prokurorit të Shtetit përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë penale nga shteti italian.

Në këtë pikë palët u pajtuan që të avancojnë bashkëpunimin e ndërsjellë që ka për synim forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin sa më efektiv të krimit.

Ndërkaq në fund, ushtruesi i detyrës Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, për interesimin, mbështetjen dhe përkrahjen që shteti italian e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në forma dhe mënyra të ndryshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit. /Lajmi.net/