U arrestuan nga policia serbe, flet nëna e njërit nga të arrestuarit: I kanë nxanë në pyll t’u pre dru, lutna me na ndihmu
Në mëngjesin e sotëm u raportua për arrestimin nga forcat serbe e dy të rinjve nga Podujeva. Ata thuhet të jenë arrestuar prej një javë nga forcat serbe. Nëna e njërit nga të arrestuarit , Razije Hoti, ka rrëfyer për lajmi.net në detaje rrethanat që dërguan në arrestimin e tyre nga policia serbe. “Djali i…
Lajme
Në mëngjesin e sotëm u raportua për arrestimin nga forcat serbe e dy të rinjve nga Podujeva.
Ata thuhet të jenë arrestuar prej një javë nga forcat serbe.
Nëna e njërit nga të arrestuarit , Razije Hoti, ka rrëfyer për lajmi.net në detaje rrethanat që dërguan në arrestimin e tyre nga policia serbe.
“Djali i motrës dhe djali jem i kanë nxonë në pyll tu pre dru për idare janë shku, edhe të mërkurën bohen 1 javë që s’janë lajmëru”, tha ajo.
“Diku u kanë ora 4 nëse nuk gaboj masdite e mërkurë u kon na lajmin për arrestimin e tyne e kemi marrë vesh diku kah ora 6 në mbrëmje” shtoi ajo.
Për arrestimin e tyre ajo së bashku me familjen morën vesh përmes një telefonate të policisë kufitare për t’i dorëzuar dokumentet identifikuese të tyre.
“K’tu te kufini i ka thirr djali ne telefon iu ka lajmëru një serb bjerini letërnjoftimet se i kena nxon këtu veç letërnjoftimet i ka qu ata si ka pa hiç. Edhe i kanë çu për Kurshumli atje, tani kom shku unë kanë 10 të natës i kom pa ishin kon aty e pritshin një avokat të shtetit që e kishin marrë edhe një përkthyes, e erdhën ata”, deklaroi Hoti.
Tutje ajo shton se në pamundësi të kushteve të vështira nuk mund të shkojnë të dinë për gjendjen e tyre andaj ka një thirrje për t’i ndihmuar.
“As s’kishin pas shenja po tash qa kanë bo kur i kanë çu aty për atje nuk e di se nuk kam kurrfarë informate sa ka mundësi dikush mem ndihmue Allahu e shpërbleftë s’po i lypi as për shpi as për me hëngër as me pi, veç me bo zgjidhjen e qatynve djemve se nuk e di a kanë hëngër a kanë pi”, shton ajo.
Për më shumë ndiqni videon e realizuar nga gazetarja e Lajmi.net./Lajmi.net/