U arrestua për dhunimin e një gruaje – kosovari rrahet keq në burgun e Splitit, i thyhet nofulla

29-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe nënshtetësi britanike, i arrestuar javën e kaluar nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një gruaje nga Kroaci në një hotel, është sulmuar fizikisht në burgun e Splitit, ku ndodhet në paraburgim së bashku me dy të dyshuar të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria kroate e Drejtësisë për…

Lajme

29/07/2025 09:58

29-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe nënshtetësi britanike, i arrestuar javën e kaluar nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një gruaje nga Kroaci në një hotel, është sulmuar fizikisht në burgun e Splitit, ku ndodhet në paraburgim së bashku me dy të dyshuar të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria kroate e Drejtësisë për portalin Dalmatisnki, duke thënë se përleshja ndodhi të enjten, rreth orës 13:15, mes dy të paraburgosurve, transmeton lajmi.net

“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara, dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor,” thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

29-vjeçari ka pësuar një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit ditën e shtunë. Pas ndërhyrjes mjekësore, ai është rikthyer sot në ambientet e burgut./Lajmi.net/