U akuzua se kërkoi 10 milionë euro nga Perez, reagon Abellan

José Antonio Abellán ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Fiorentino Perez.

Sport

15/07/2021 13:46

Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez është nën “zjarr” pasi disa audio regjistrime të tij u publikuan nga gazeta spanjolle, El Confidencial, ku dëgjohej 74 vjeçari duke fyer figurat e Realit si, Raul, Casillas, Ronaldo, Mourinho etj.

Audio regjistrimet i kishte bërë gazetari Jose Antonio Abellan kur ishte në mbledhje të bordit të Real Madridit disa vite më parë.

Mirëpo, pas reagimit të Real Madridit, të cilët deklaruan se Abellan i ka kërkuar zëvendëspresidentit të “Los Blancos” 10 milionë euro për mos publikimin e tyre, ka reaguar vet gazetari.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje me publikimin e audio regjistrimeve dhe në fakt nuk e di sesi kanë rënë në duart e El Confidencial, mirëpo ai ka sulmuar rëndë Perezin duke e quajtur gënjeshtar dhe gazetarët “kukull” të tij, transmeton lajmi.net.

“Le ti thotë të gjitha, ai tashmë ka thënë gjithçka që mund të thuhet për mua, gjë që ai ka plotësisht të drejtë të bëjë “, tha ai.

“Kishte shumë pak njerëz që mbronin institucionin e Real Madrid aq sa unë në ato vite dhe kjo më kushtoi jetën”, shtoi ai.

“Do të doja të ulesha me Florentinon dhe ai të më thoshte sy më sy se u përpoqa t’ia shisja regjistrimet. Kjo është një gënjeshtër. Dhe nëse është burrë, ai duhet ta provojë atë me fakte”, vazhdoi ai.

“Unë nuk kam gënjyer asnjë herë në karrierën time profesionale dhe askush nuk mund të pretendojë të kundërtën. Nuk kam marrë idenë më të vogël se si “El Confidencial” mori regjistrimet, megjithëse kam disa dyshime. Vërtet nuk e di sesi ndodhi, nuk ia kam idenë”, tha Abellan.

“Unë do të doja që Florentino të më ftojë kudo të dojë, ku të dojë së bashku me të gjithë miqtë e tu “marioneta” në media si Tomas Roncero, Siro Lopez dhe Inaki Cano”, përfundoi Jose Antonio Aballan./Lajmi.net/