Tyson ka gjetur kundërshtarin e tij të parë pas rikthimit nga pensionimi
Një nga boksierët më të mirë në histori të boksit, Mike Tyson, po synon rikthimin në ring, për një ndeshje bamirësie.

Sport
Tyson ka disa ditë që po stërvitet vazhdimisht, për të pasur formën më të mirë në ring, ku emrat e kundërshtarëve me të cilët mund të ndeshet, po rriten dita e ditës.
Është folur shumë për një përsëritje të meçit Mike Tyson – Evander Holyfield, ku ky i fundit, 20 vjet më parë, kishte mposhtur Tyson.
Por, tani është një emër tjetër emocionues që po sfidon Tyson. Bëhet fjalë për Shannon Briggs, 49 vjeçar, i cili është ende aktiv në boks, edhe pse nuk ka zhvilluar meç që nga viti 2016.
Ai është një emër tjetër i madh i gjeneratës së Tyson, me luftime kundër George Foreman, Lennox Lewis ose Vitali Klitschko , por Briggs nuk është përballur kurrë me Mike Tyson.
“Kam biseduar me Mike Tyson, ai do të pranojë. Unë dhe Mike do ta bëjmë që të ndodh. Ne do të lidhemi dorëzat tona”, ka deklaruar Briggs./Lajmi.net/