Tym i dendur në Zonën Industriale, zjarrfikësit dalin në vendngjarje

Tym i madh është parë duke dalë nga një pjesë në Zonën Industriale në Prishtinë. Lidhur me rastin për lajmi.net, është deklaruar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi. “Nuk ka pasur diçka të madhe. Janë djegur disa mbeturina, nuk ka pasur të lënduar, asgjë. Ekipi ka qenë, ka intervenuar shpejtë e ka…

Lajme

03/03/2026 16:07

Tym i madh është parë duke dalë nga një pjesë në Zonën Industriale në Prishtinë.

Lidhur me rastin për lajmi.net, është deklaruar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.

“Nuk ka pasur diçka të madhe. Janë djegur disa mbeturina, nuk ka pasur të lënduar, asgjë. Ekipi ka qenë, ka intervenuar shpejtë e ka fikur zjarrin dhe është kthyer në bazë”, deklaroi Gashi.