Tym i madh në “Taukbahçe” të Prishtinës, zjarrfikësit japin detaje çka është diegur

Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ajo zonë të mbulohet e tëra nga tymi. Ekipet e zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe janë marr me shuarjen e zjarrit, shkruan lajmi.net. Lajmi.net ka kontaktuar direkt numrin zyrtarë 193 të zjarrfikësve, ku Shyqri Bytyqi zjarrfikës ka thënë…

Lajme

08/09/2024 20:19

Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ajo zonë të mbulohet e tëra nga tymi.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe janë marr me shuarjen e zjarrit, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar direkt numrin zyrtarë 193 të zjarrfikësve, ku Shyqri Bytyqi zjarrfikës ka thënë se zjarri ka qenë fushorë.

“Prej çka ka ardhur nuk e dimë. Ekipa ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka përfunduar punën. Vetëm ajo çka dim është se ka qenë zjarr fushorë, thera e barishte”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/