Tyga i zhytur në borxhe! Ish e dashura si la këmbë të hajrit

Reperi Tyga ka ende punë me ligjin, pasi ai ka borxh të konsiderueshëm tek autoritetet tatimore amerikane.

ShowBiz

03/05/2018 14:44

Dihet se 28-vjeçari humbi shumë para mes viteve 2011 dhe 2016, shkruajnë mediat e huaja- transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve të afërta, gjobat janë shtuar në masë të madhe gjatë këtyre viteve dhe ai ende duhet të paguajë gati 900,000 dollarë (745,000 euro) në mënyrë që të mos ketë telashe me ligjin.

Kujtojmë se Tyga dhe Kylie ishin në marrëdhënie disa vite,ku ai i bëntë rë dashurës edhe dhurata të shtrenjta duke dobësuar buxhetin e tij.

Mediat e huaja kanë treguar se në vitin 2016, reperi i bleu të dashurës një Mercedes prej 200,000 dollarësh, ndërkohë që një vit më parë, kur ajo i kishte mbushur 18 vite jetë ai ia kishte dhuruar një Ferrari.

Të dy u ndanë në pranverën e vitit 2017. /Lajmi.net/