Twitter gjobitet me 450 mijë euro si pasojë e shkeljes së këtij ligji

Kjo shkelje mund të ishte dënuar me deri në 120 milionë euro.

Auto & Tek

15/12/2020 15:14

Twitter është gjobitur me 450 mijë euro nga rregullatori i të dhënave irlandeze, për shkele të rregullores evropiane gjenerale të  mbrojtjes të të dhënave, shkruan “CNBC”.

Kjo është hera e parë që një kompani amerikane është gjobitur nga kjo rregullore, transmeton lajmi.net.

Kjo rregullore është vendosur në maj të vitit 2018. Sipas Damien Kieran, shefit të privatësisë së Twitter, kjo shkelje ndodhi në mes krishtlindjeve të 2018 dhe vitit të ri, kur një shkelje e privatësisë ishte bërë në Twitter dhe si pasojë e ngarkesës së madhe me postime, masat nuk ishin marrë për më gjatë se 72 orë, siç e kërkon rregullorja.

Twitter shprehet se merr përgjegjësi për gabimin dhe do të qëndrojnë plotësisht të përkushtuar në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.

Për shkelje të kësaj rregullore kompanitë mund të dënohen me deri në 4% të fitimit global vjetorë që kanë ata, dhe për Twitter kjo do të thotë se ata mund të ishin dënuar me rreth 120 milionë euro.

Prandaj ata morrën përgjegjësi dhe e pranuan këtë gjobë pa probleme. /Lajmi.net/