Tuttosport zbulon detaje të reja për të ardhmen e Andrea Pirlos

Andrea Pirlo konfirmoi veten si trajner i Juventusit pas triumfit të Coppa Italia, por Zonja e Vjetër thuhet se do të vendosë të hënën.

Sport

20/05/2021 10:23

Tuttosport raporton se ka akoma dyshime mbi të ardhmen e ish-mesfushorit në klubin italian, përcjell lajmi.net.

Juventusi ka kaluar një sezon të vështirë dhe po lufton për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të dielën.

Skuadra e drejtuar nga Prilo duhet të fitojnë udhëtimin e tyre në Bolonjë dhe kanë nevojë për ndihmë ose nga Hellas Verona ose Atalanta, të cilët po luajnë përkatësisht kundër Napolit dhe Milanit.

Zinedine Zidane është njëri nga emrat më të përmendur si zëvendësues i Prilos, nëse klubi vendos që ky i fundit të largohet,

Por, tekniku italian theksoi se ai dëshiron të vazhdojë me klubin pas fitores 2-1 ndaj Atalanta të mërkurën, duke siguruar trofeun e 19-të për Presidentin Andrea Agnelli dhe të dytin personal si trajner.

Një plasman në Ligën e Kampionëve mund të ndihmojë në vazhdimin e Pirlos, por Tuttosport zbulon se Bianconerët nuk do të vendosin derisa të mbarojë sezoni./Lajmi.net/