Aleanca i kundërpërgjigjet Kurtit: S’ka nevojë me u marrë pse s’kemi shku në takim, ne i kemi bërë kërkesat, realizoi ato për t’i marrë votat tona

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me vendimin e kësaj partie për të mos marrë pjesë në takimin e ftuar për konsultime rreth krijimit të institucioneve të reja. Në një prononcim për “Kosova Live” në T7, Kadriaj ka…

Lajme

10/07/2026 13:27

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me vendimin e kësaj partie për të mos marrë pjesë në takimin e ftuar për konsultime rreth krijimit të institucioneve të reja.

Në një prononcim për “Kosova Live” në T7, Kadriaj ka thënë se fokusi i Kurtit nuk duhet të jetë te mungesa e takimit me AAK-në, por te kërkesat që kjo parti i ka paraqitur si kusht për mbështetje në procesin institucional, transmeton lajmi.net.

Ajo ka deklaruar se nëse Kurti pranon gjashtë pikat e propozuara nga AAK-ja, atëherë kjo parti është e gatshme të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit.

“S’ka nevojë të merret me AAK-në. Pse s’po flet për kërkesat e Aleancës, me thanë që AAK ka qenë transparente prej fillimit dhe se i realizon ato kërkesa për t’i marrë votat tona. A po don me bo zgjidhje, s’ka nevojë me u marrë pse Aleanca s’ka shku në takim. Ne i kemi bërë kërkesat, s’ka pasur reflektim nga z. Kurti që i realizon ato”, ka deklaruar ajo.

Kadriaj ka theksuar se AAK-ja e ka bërë publike qëndrimin e saj dhe se tash i takon Kurtit të japë përgjigje nëse është i gatshëm t’i adresojë kërkesat e kësaj partie.

AAK-ja më herët ka bërë të ditur se ka ofruar mbështetje për krijimin e institucioneve pa kërkesa për poste, por ka paraqitur gjashtë pika që lidhen me energjinë, ekonominë, bujqësinë, infrastrukturën dhe investimet për kryeqytetin./lajmi.net/