Tusk nesër në Tiranë, Rama të mërkurën në Berlin takohet me Merkelin
Në kuadër të një turneu treditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të zhvillojë nesër një vizitë në Shqipëri.
Lajme
Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që mbahet në Sofje më 17 maj
.Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Briun që do të zhvillohet në Shkup.
Ai do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Shkup.Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku të enjten do të takohet me kancelaren Angela Merkel./Tch/