Turqia regjistron ditën më të nxehtë ndonjëherë në historinë e saj
Turqia regjistroi të martën ditën më të nxehtë në historinë e saj, ka shkruar ministri i Mjedisit Mehmet Ozhaseki. Rekordi i ri i temperaturës u mat në 49.5 °C në Eskisehir, Turqia Qendrore. Ndërsa rekordi i vjetër daton nga 20 korriku 2021, kur u mat një temperaturë prej 49.1 °C në Sirnak. Ditët e kaluara…
Bota
Turqia regjistroi të martën ditën më të nxehtë në historinë e saj, ka shkruar ministri i Mjedisit Mehmet Ozhaseki.
Rekordi i ri i temperaturës u mat në 49.5 °C në Eskisehir, Turqia Qendrore.
Ndërsa rekordi i vjetër daton nga 20 korriku 2021, kur u mat një temperaturë prej 49.1 °C në Sirnak.
Ditët e kaluara termometrat e rrugës kanë matur temperaturat rreth 50 gradë Celsius në pjesë të ndryshme të vendit, shkruan BTA.
Vapa ekstreme në Turqi do të vazhdojë këtë javë.
Për javë të tëra vendi ka qenë nën kontrollin e një vale të nxehti që vjen nga Afrika dhe prej disa ditësh një tjetër nga Basra në Irak.
Vala e të nxehtit të këtij viti është më e gjata.