Turqia goditet nga një tërmet i fortë
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur paraditen e kësaj të mërkure Turqinë. Lëkundjet u regjistruan rreth orës 11:09 me orën lokale, në zonën e Alanyas dhe Antalias. Epiqendra e tërmetit ishte në det përballë qytetit të Antalias me një thellësi fokale 30 km nën sipërfaqe. Në bazë të të dhënave…
Bota
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur paraditen e kësaj të mërkure Turqinë.
Lëkundjet u regjistruan rreth orës 11:09 me orën lokale, në zonën e Alanyas dhe Antalias.
Epiqendra e tërmetit ishte në det përballë qytetit të Antalias me një thellësi fokale 30 km nën sipërfaqe.
Në bazë të të dhënave paraprake, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, apo lëndime të njerëzve.
Megjithatë lëkundjet kanë qenë të forta duke shkaktuar frikkë dhe panik te qytetarët.