Turpërohet kampioni, Aston Villa poshtëron Liverpoolin me shtatë gola
E pabesueshme, por e vërtetë! Liverpool është turpëruar nga Aston Villa, duke u mposhtur me rezultat 7:2 në ‘Villa Park’.
Sport
Ajo që shihej si ndeshje e lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp, doli të ishte shumë ndryshe… fatale për ta.
Kampioni në fuqi i Premierligës ka pësuar shtatë gola për herë të parë që nga viti 1963. Fytyra e lojtarëve tregonte gjithçka, shumë zhgënjim dhe dëshpërim. Askush as që e kishte imagjinuar këtë rezultat.
Ollie Watkins (4’ 22’ dhe 39’) realizoi het-trik këtë takim, ndërsa Jack Grealish (66’ 75’) shënoi dopiet. McGinn (35’) dhe Ross Barkley (55’) gjithashtu kontribuan me gol këtë sfidë.
Ndërkohë, Liverpool u ngushëllua me dy golat e Mohamed Salah (33’ 60’).
Aston Villa vijon të ketë rekord perfekt pas tre ndeshjeve, kurse Liverpool ka nëntë pikë pas katër ndeshjeve të para. /Lajmi.net/