Turbullirat në Ibër Lepenc çrregullojnë furnizimin me ujë në rajonin e Prishtinës
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira në kanalin e Ibër Lepencit për shkak të punimeve teknike. Si shkak i kësaj, KRU “Prishtina” thotë se ka probleme në ITU Shkabaj, gjë që ka çrregulluar furnizimin me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës dhe Prishtinës. “Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin…
Lajme
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira në kanalin e Ibër Lepencit për shkak të punimeve teknike.
Si shkak i kësaj, KRU “Prishtina” thotë se ka probleme në ITU Shkabaj, gjë që ka çrregulluar furnizimin me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës”.
“Gjendja është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftim.