Turan, lajm i keq për Barcelonën
Përforcimi i ri i Barcelonës, Arda Turan nuk do të ketë të drejtë loje në ndeshjen e parë të skuadrës katalane në Ligën e Kampionëve, në vitin 2016.

Sport
Arda Turan është në pritje të debutimit me Barcelonën, menjëherë pasi të hyjmë në vitin 2016.
Por, ai duhet të pres edhe më gjatë për të bërë paraqitjen e parë me gjigantin katalan në Ligën e Kampionëve.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Turan është i suspenduar nga koha kur ishte pjesë e Atletico Madridit dhe nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për duelin e parë të vitit 2016 në Ligën e Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.
Faza e dytë e garës elite evropiane për klube do të fillojë më 16-17 shkurt dhe 23/24 shkurt.