Tuna ‘shpërthen’ kur e pyesin për Robertin, ja reagimi i saj
Tuna Sejdiu dhe Robert Berisha javë më parë kanë qenë kryetemë e medieve rozë.
ShowBiz
Robert Berisha kishte deklaruar që nuk ka raporte të mira me kunatën e tij, ndërsa këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Patrisi, nuk kishin preferuar të komentojnë këtë deklaratë, shkruan lajmi.net.
Të ftuar në “Xing me Ermalin”, Tuna dhe Patrisi për herë të parë kanë folur për raportin me Robertin.
“Vëllau e ka vendin e vet, gruaja të vetin. Për mua më të rëndësishëm tani janë Tuna dhe Tiani.”, ka thënë Patrisi.
Kurse, kur Tuna u pyet për Robertin ajo ‘shpërtheu’ duke thënë që të gjithë shqiptarëve më shumë ju intereson për jetën private të saj sesa projektet e saj.
“99% të shqiptarëve nuk u plas b*** për projektet e Tunës, sepse ne të Ballkanit na interesojnë çështjet në shtëpi , problemet me burrin e gjëra të tilla”, shtoi ajo. /Lajmi.net/