Tuna iu rikthehet koncerteve, kështu u prit në Tiranë

Pas një pauze të gjatë, Tuna iu është rikthyer koncerteve.

ShowBiz

05/05/2019 10:21

Këngëtarja Tuna Sejdi pas një pauze fillimisht u kthye me albumin “Fortuna” me të cilin edhe ka thyer rekord, shkruan lajmi.net.

Ajo u prit mirë nga publiku edhe pas rikthimit me koncerte, dhe kjo dëshmohet pas performancës së fundit në Tiranë.

Vetë këngëtarja e ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram aty ku edhe i ka shkruar disa fjalë.

“Pas 2 muajsh nga dalja e “FORTUNËS” erdha mes publikut. Tirana më konfirmoi fuqishëm që çdo mesazh, çdo video, çdo story që ma dërgoni është e vërtetë. Ju faleminderit që doni hala❤️ ?”, ka shkruar Tuna pranë videos së postuar.

Kujtojmë se javën që po e lëmë pas Tiani e ka festuar ditëlindjen e 2-të dhe prindërit, Patrisi dhe Tuna i kanë organizuar një festë përrallore detajet nga e cila mund t’i gjeni në emisionin ‘Mirage’ në videon që ua sjellim më poshtë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BxDU0_6n7c3/?utm_source=ig_embed

YouTube player