Tuna e rikthen Armend Regjepagiqin në skenë me këngën “Harrova”

Tuna Sejdiu në albumin e saj "Fortuna", ka rikthyer në skenë Armend Regjepagiqin.

ShowBiz

18/03/2019 21:39

“Harrova”, titullohet projekti i tyre i ri me një tekst të ndërthurur mirë e mjaft prekës, shkruan lajmi.net.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Aida Baraku, muzikën e ka bërë Armend Regjepagiqi kurse për producimin u kujdes sërish Darko Dimitrov.

Kjo këngë është e mrekullueshme dhe tanimë mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të Tunës në YouTube. “Shumëçka mund të harrojmë pos atyre që i kishim frymëzim… “Harrova” me Armend Rexhepagiqin ❤️ link in bio ? #fortuna”, shkruan Tuna

Përndryshe, Armendi është një prej tekstshkruesve, këngëtareve e kompozitorëve më të mirë shqiptar. /Lajmi.net/

YouTube player