Tuchel zbulon lojtarin e tij të preferuar në skuadër

Trajneri i ri i Chelsea, Thomas Tuchel, duket se ka nje favorit në skuadrën që ai po drejton.

Sport

16/02/2021 11:38

Së fundmi, Tuchel ka lavdëruar shumë mesfushorin Mateo Kovacic, i cili është njëri nga lojtarët që ai pëlqen më së shumti, shkruan lajmi.net.

Fitorja e fundit e Chelsea, 2-0, ndaj Newcastle United ndikoi që Tuchel të ndjehej i ‘detyruar’ ta lavdëronte Kovacicin.

“Une e dua atë. Ju mund thjeshtë të ngriteni në ora 3 të mengjsit dhe ta njoftoni atë. Ai do të jetë i gatshëm që pa 15 minutave të stërvitet me topin”, u shpreh ai.

Kovacic i kompletoi 95.6 për qind të 91 pasimeve, më së shumti në skuadrën e tij, përfshirë katër topa të gjatë./Lajmi.net/