Tuchel shpjegon pse e la Lukakun në stol
Thomas Tuchel ka shpjeguar vendimin e tij për të lënë Romelu Lukakun në stol.

Sport
Lukaku nuk luajti asnjë minutë në humbjen e Chelsea ndaj Everton dhe për këtë u pyet trajneri gjerman.
Tuchel ka thënë se një nga arsyet për këtë ishte sepse Chelsea pati vetëm tri zëvendësime në dispozicion.
“Sepse ne larguam Jorginhon”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.nte. “Ne kishim vetëm tri ndryshime”, shtoi trajneri i ‘Bluve’.
Romelu Lukaku ka pasur një sezon të dështuar me skuadrën e Chelsea këtë edicion.
Flitet se lojtari mund të kthehet përsëri në Serie A, te skuadra e Inter. /Lajmi.net/