Komuna e Istogut shpreh ngushëllime për të riun që u vra në Suedi

Komuna e Istogut ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të Gent Maksutajt nga Banja e Istogut. Ai është vrarë në Suedi derisa dyshohet të ketë qenë vetëm një kalimtar rasti në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Gent (Milot) Maksutaj, nga Banja…

Lajme

06/07/2026 15:54

Komuna e Istogut ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të Gent Maksutajt nga Banja e Istogut.

Ai është vrarë në Suedi derisa dyshohet të ketë qenë vetëm një kalimtar rasti në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Gent (Milot) Maksutaj, nga Banja e Istogut. Humbja e tij në Stokholm të Suedisë, në rrethana tragjike, ka tronditur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën. Në këto momente dhimbjeje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maksutaj. Lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Gentin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kësaj komune. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: