Tuchel pritet të zyrtarizohet në krye të Chelseat
Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, do të zyrtarizohet sot si menaxher i Chelseat.
Sport
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Thomas Tuchel, është zgjedhja e zyrtarëve të Chelseat për postin e menaxherit tek “The Blues” dhe do të zyrtarizohet sot, transmeton lajmi.net.
Tuchel ka pranuar punën dhe kishte qenë në kontakt me zyrtarët londinez.
Sipas gazetarit, zyrtarizimi i gjermanit është qështje kohe, madje ai thotë se kjo do të ndodhë sot.
Tuchel u shkarkua nga PSG në Krishtlindje pas fitores 4-0 ndaj Strasbourg, ai kishte dërguar se fundmi klubin parisien në finale të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediave angleze, Tuchel do të ndihmojë t’i rikthejë në formë, Timo Werner dhe Kai Havertz./Lajmi.net/
Thomas Tuchel is the new Chelsea manager after Lampard sack, confirmed. Announcement expected soon. The agreement reached has been reached and here-we-go. ?? #CFC #Chelsea https://t.co/kAdAptlNzb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2021