Tuchel pas kualifikimit në çerekfinale: Mund të jemi më të mirë, ishim me fat
Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Barnsleyt.
Sport
Chelsea mposhti Barnsleyn në kuadër të FA Cup, për të arritur në çerekfinale ku do të ndeshet me skuadrën Sheffield United, transmeton lajmi.net.
“The Blues” fituan me rezultat minimal, 1-0 në një ndeshje tejet të vështirë për ta. Pas ndeshjes, edhe menaxheri Thomas Tuchel, pranoi se skuadra vuajti shumë dhe ishin me fat në dy raste, por se ishte i kënaqur me kualifikimin tutje.
“Ishim me fat në dy raste, në pjesën e parë Kepa na shpëtoi dhe më pas Tammy na shpëtoi kur hoqi topin nga vija e golit. Vuajtëm deri në fund, por ndeshjet e kupës janë kësi soji”, tha ai.
“Nuk dua të jem i rreptë me djemtë, rrethanat nuk ishin të lehta për ne por ia dolëm në fund kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai.
“Ishte vështirë për ne të fitonim këtu, do të jetë më vështirë në çerekfinale. Ne jemi të lumtur që do përballemi me ta në Stamford Bridge sepse na kursen nga udhëtimi dhe duhet të përgatitemi menjëherë për një ndeshje tjetër me intensitet të lartë”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/