Tuchel pas humbjes ndaj West Ham: Nuk luajtëm keq, Jorginho mund të kishte ide më të mira

Thomas Tuchel ja ka faturuar një pjesë të dështimit të Chelsea edhe kandidatit për Topin e Artë 2021, Jorginho.

Sport

04/12/2021 19:01

Chelsea pësoi humbje 3:2 ndaj West Ham, në një ndeshje ku e shihte veten në epërsi, shkruan lajmi.net.

‘Blutë’ lëshuan gjithçka nga dora në fundin e ndeshjes. Përkundër kësaj, Tuchel beson se skuadra nuk luajti dobët, por kishte një kundërshtarë të fortë. Po ashtu, pasimin e gabuar të Jorginho nuk e justifikon dot.

“Unë nuk do të thosha se luajtëm keq, por ishte një ndeshje e mirë ndaj një skuadre të mirë. Të luash këtu është e vështirë, dhe kemi bërë shumë gabime individuale nga të cilat u ndëshkuam”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Nuk ishte ideja më e mirë për t’u menduar (pasimi i Jorginho). Ta kthesh topin prapa nuk është gjëja e mirë për t’u bërë. Goli i tretë ishte i çuditshëm. Duhet t’i minimizojmë gabimet”, ka shtuar trajneri i Chelsea.

Pas humbjes ndaj West Ham, Chelsea rrezikon ta humb kreun e tabelës, në rast se Man City fiton ndaj Watfordit. /Lajmi.net/